AKTIVIZOHET MAKINERIA“FAKENEWS”, SHEKERINSKA: SJELLJA E JUAJ ANTISHTETËRORE DHE E TURPSHME

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/361641894373863/

“Infomax me prova se në Krivollakështë përdorur uranium i varfëruar”, kështu ishte titulli i portalit që shkaktoi debat rreth armatimit të përdorur në Krivollak. Por cilat janë provat?
Një fotografi e marrë në wikipedia, ueb faqe në të cilën çdokush ka qasje dhe mund të editojë informatat rreth një tematike të caktuar. E prova tjetër ishte nj fotografi e marrë në Google.
Asnjë ekspert nuk ishte i konsultuar, kurse sipas Shekerinskës, nuk është pyetur as Ministria e Mbrojtjes, e kjo e acaroi ministren.
Tash e lexova se prej ku vini, infomax është një ndër portalet që plasonin informata në mënyrë më jo profesionale, pa tentuar që së paku të pyet në Ministrinë e Mbrojtjes,apo kudo tjetër kund
07:58- Ajo është një gënjeshtër e papërgjegjshme. Është një sjellje anti-shtetërore dhe e turpshme që dikush po mundohet ta keqpërdor, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Eksperti nga Ministria e Mbrojtjes në brifing me gazetarët e shpjegoi se municioni që shihet në fotografinë e ministres, nuk mund të ketë uranium të varfëruar.

Ngjyra është e tillë për shkak se për këtë lloj të municionit përdoret edhe bakër. Municioni është i tipit 12,7mm, i cili nuk mund të përballet me dendësinë e uraniumit të varfëruar.

Ushtrime të tilla në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatë tjerë ka pasur dhe më herët thotë ministrja, Shekerinska, por asnjëherë nuk ka pasur dezinformata të tilla. Sipas saj, qëllimi është i qartë, nuk duan që Maqedonia të jetë vend më i mirë për jetesë.

Brenda Maqedonisë dhe jashtë, ekzistojnë struktura të cilat nuk duan që ky shtet të bëhet vend i denjë për jetesë. Ata nuk duan që Maqedonia më në fund të stabilizohet. Nuk duan që Maqedonia të arrij sukses në prioritetet e saja strategjike, të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së.  Për këtë shkak, vitin e kaluar, çdo herë kur Maqedonia do të shënojë ndonjë sukses, ata dalin me gënjeshtra dhe dezinformata, shtoi Shekerinska.

Shekerinska tha se nuk do të humbë kohë që të merret me dezinformatat që e kanë qëllimin e vet, dhe i porositi që askush nuk do ta ndalë qeverinë aktuale që ti realizojë qëllimet strategjike të shtetit.