Aktivistja e LGBT me akuza kundër pastorit dhe imamit: “Turp që jeni kundër ne, ju mashtroni popullin çdo ditë”


“Pse vriten shqiptarët/gratë?”- ishte kjo tema e diskutimit në puntatën e radhës te emisionit #EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.
Aktivistja Zhaklin Lekatari, shpë.rtheu ku.ndër aleancës së pastorit Akil Pano dhe imamit Ahmed Kalaja kundër LGBT, të cilën e quajti “koalicioni kundër dashurisë”.

Lekatari: Mua më ngrihen qimet përpjetë kur shoh që një imam dhe një pastor, që vetëm imam dhe pastor nuk janë, janë bashkë “pro familja” kundër komunitetit LGBT Pastori Akil Pano dhe imami Ahmed Kalaja janë bërë bashkë tashmë dhe kanë një koalicion “pro familja” për të mbrojtur familjen shqiptare…

Ndërhyn Myzyraj: Një tufë të çmendurish.
Lekatari: Siç e shikojmë kjo është totalisht e dështuar dhe prandaj jemi mbeldhur këtu sot për të folur për dështimin e kësaj familjeje e cila nuk edukon mirë fëmijët e saj, e cila nuk edukon brezat e rinj që të jenë të shëndetshëm.

Mua më duket ab.surde që të gjykohet dashuria, sepse ne këtë po bëjmë, po gjykojmë dashurinë. U dashka të duhemi në një mënyrë, sepse mënyrat e tjera të dashurinë na qenkan të gabuara, sepse disa që kanë marrë kompetenca, mendojnë se u dashka të duash në një mënyrë të caktuar. Për mua kjo është absurde.

Baby Boo