Aktivistët: Të ndërpritet gazsjellësi ne Vodno

Largoni ekskavatorët nga Vodno, porositën eko-aktivistët të cilët kundërshtojnë ndërtimin e gazsjellësit që duhet të kalojë përmes Vodnos dhe të vazhdojë për në Tetovë dhe Gostivar. Nga grupi „E dua Vodnon“ kërkuan të ndërpriten punët ndërtimore që një herë ishin ndërprerë pasi që aktivistët e panë se do të pritet pyll nga zona e mbrojtur. Sipas tyre, duhet bërë studim të ri për ndikimin në mjedisin jetësor, si dhe të përzgjidhet trase e re. Pohojnë se ditëve të fundit janë ngjitur në Vodno dhe kanë parë se ndërtimi ka vazhduar në të njëjtin vend, ndonëse zv/kryeministri Koço Angjushev paralajmëroi ndryshimin e trasesë gjatë shqyrtimit të terrenit muajin e kaluar. Nga Qeveria informojnë se në rrjedhë janë aktivitetet përgatitore për riprojektimin e trasesë, ndërsa do të ndërtohet vetëm nëpër pjesët në të cilat nuk është parashikuar të ketë pyll. Nga Qeveria shprehen se përkufizimi i trasesë tërësisht të re për këtë gazsjellës nuk është i mundshëm, meqë kjo do të rezultojë me probleme dhe dëme shumëfish më të mëdha për shtetin dhe për qytetarët. Ndryshe, për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno do të duhet të priten 1400 metra kub dru, e në vend se 25 metra, traseja duhet të jetë e gjerë 10 metra.

Baby Boo