Aktivistët paralajmërojnë një valë të re të sulmeve kundër gejve në Çeçeni


Sipas një lajmërimi të lëshuar në rrjetet sociale natën e 10 janarit, aktivistë i kanë bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit LGBTI+ në Çeçeni që të largohen menjëherë nga vendi, pasi parashikohet një mësymje e re ndaj komunitetit.

Siç lihet e nënkuptuar, autoritetet çeçene kanë arrit të mbledhin emra të tjerë të personave nga komuniteti LGBTI+. Lajmërimi i dhënë kishte vënë në dispozicion dhe një numër kontakti për personat në rrezik. “Ju lutemi të gjithë juve që jeni në rrezik ti drejtoheni medias, miqve, aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe të gjithë atyre që mund t’ju ndihmojnë”.

Organizata lokale në Rusi për të drejtat LGBT+, “The Russian LGBT Network” konfirmoi për portalin “Gay Star News” se aludimet për autoritetet çeçene janë të vërteta. Drejtuesi i organizatës, Mikhail Tumasov u shpreh: “Persekutimi ndaj gejve dhe lezbikeve në Çeçeni nuk ka ndaluar për asnji moment. E kemi komunikuar këtë gjë gjatë gjithë kohës. Shkalla dhe lloji i persekutimit ka marrë shumë trajta, por si fenomen nuk ka ndalur asnjëherë. Që prej fundit të dhjetorit forcat e sigurisë e kanë intensifikuar persekutimin”.

Organizata “The Russian LGBT Network” ka bërë thirrje që të gjenden vende të sigurta për personat në rrezik në Çeçeni. Ata po përpiqen që të nxjerrin jashtë Çeçenisë personat LGBTI+ si dhe tju sigurojnë veshmbathje, strehim, ushqim dhe mbështetje psikologjike.

Baby Boo