Komunikata e famshme e Prokurorisë së Specializuar të Hagës që njofton për dërgimin në gjykatë të aktak*uzës kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli qëndron ende në uebsajtin e këtij instituticioni. Komunikata e cilësuar si politike nga shumë ekspertë të fushës njofton se më 24 prill, një aktak*uzë e përpiluar nga Prokurori Special i Hagës është dërguar në gjykatë.
Po bëhen gati dy muaj që prej se Prokuroria e Specializuar e Hagës lëshoi komunikatën e famshme, përmes së cilës njofton për përpilimin e një aktaku*ze kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kreut të PDKsë Kadri Veseli dhe disa personaliteteve tjera të UÇKsë të cilëve nuk u janë publikuar emrat. Kjo komunikatë sqaron se aktaku*za është dërguar më 24 prill në Gjykatën Speciale, dhe e njëjta do të trajtohet në këtë institucion, nga ku më pas do të konfirmohet ose hidhet krejtësisht poshtë. Nga Institucioni i Prokurorisë së Specializuar i kanë thënë lajmi.net se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kohë gjashtë muaj për të marrë një vendim final mbi aktak*uzat, dhe të njëjtat nuk do të publikohen deri në një verdikt nga Gjykata.