Aksioni policor në Haraçinë, sekuestrohen 2.2 kilogram heroinë


Polica e Shkupit me një urdhër gjyqësor ka bërë bastisje në një shtëpi në komunën e Haraçinës ku shtetasit me iniciale D.D. (30) iu gjetën 33 qeska polietileni që përmbanin heroinë dhe dy peshore digjitale. Sipas vlerësimit fillestar, në 33 qeskat e polietileni u gjet rreth 2.2 kilogram heroinë e pastër, por sasia e saktë do të bëhet e ditur pas analizave matëse në laborator, pas së cilës një raport më i detajuar do të paraqitet në Prokurorinë Publike të Shkupit.

Baby Boo