AKSIONI I SHÇBA, SHKON NË 7 NUMRI I TË ARRESTUARVE NË GJIROKASTËR


Ka rënë në prangat e policisë një person i arrestuar për korrupsion, duke e çuar në 7 numrin e të arrestuarve sot pas hetimeve nga SHÇBA.

Gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër si dhe një shtetas i arrestuar pasditen e sotme, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke marrë rryshfet në këmbim të lehtësimit të kalimit të kufirit për personat që kishin probleme me lëvizjen në zonën Shengen.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të operacionit të nisur në mesditë, SHÇBA ka arrestuar edhe personin e fundit të shpallur në kërkim, Kastriot Senka, nga Fieri.

Më herët SHÇBA ka arrestuar edhe 6 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit

Baby Boo