Aksion shpëtimi i një personi i cili kishte thyer këmbën në “Vodno” të Shkupit


Pas denoncimit të sotëm në numrin e emergjencës 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK) për një person të lënduar – me këmbë të thyer në shtegun e Vodnos, ka nisur aksioni i shpëtimit. Në të morën pjesë dy pjesëtarë të MPB-së dhe ekipi mjekësor i Mjekësisë Emergjente të Shkupit.
– Shpëtimtarët me shumë kujdes, për shkak të vendndodhjes larg rrugës, kanë mbërritur në vendngjarje në këmbë me shumë kujdes përgjatë shtegut të ngrirë, i cili me kalimin e kohës ngrinte gjithnjë e më shumë dhe temperaturat uleshin.
Në vendngjarje, me ndihmën e punonjësve të komisariatit “Karposh”, i kanë dhënë ndihmën e parë dhe janë kujdesur për të lënduarin , në mënyrë që të transportohet me barelë në automjetin e urgjencës mjekësore dhe më pas është transportuar me automjetmjet për në, spital. Në të njëjtën kohë e kanë ngrohur, sepse po bënte më ftohtë – sqarojnë nga QMK.

Baby Boo