Aksion policor në rrugët e Shkupit,ndalohen 130 shoferë


Policia paralajmëron se po bën kontrolle intensive të të gjithë makinave që qarkullojnë, për të vërtetuar nëse ka shoferë që vozisin në gjendje të alkoolizuar, ose nëse vozisin me shpejtësi më të madhe se sa ajo që është lejuar. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një numër i madh policësh kanë dalë të patrullojnë, dhe nuk do të kenë tolerancë ndaj këtyre shkeljeve. Vetëm dje, prej orës 23 të natës e deri në ora 5 të mëngjesit, policia ka kontrolluar 130 shoferë, 20 nga të cilët kishin pirë alkool. Një qytetar kishte refuzuar që ti bëjnë kontroll të pranisë së alkoolit. Policia ka kapur edhe 46 shoferë që kanë bërë shkelje të tjera. Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22, 32 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e kufizuar në tabelë, për çka janë shkruar 32 gjoba në para. Policia ka konstatuar edhe 35 shkelje të tjera në trafik, për çka janë shkruar 35 gjoba të tjera. Për shkak të një numri të madh të aksidenteve në trafik sidomos gjatë periudhës së fundit, policia parajamëroi se nuk do të ketë aspak tolerancë ndaj shkeljeve ligjore pasi doemos, kjo gjendje alarmanete duhet përmirësuar.

Baby Boo