Aksion për dhurimin e gjakut në Komunën e Butelit


Komuna e Butelit dhe Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit sot nga ora 9 deri në orën 14:00 do të organizojnë aksion për dhurimin e gjakut në ambientet e Komunës.

Nga pres shërbimi i Komunës informojnë se në koordinim me Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit, janë marrë masa shtesë për krijimin e kushteve maksimale të sigurta për dhurimin e gjakut, siç është personel i trajnuar për zbatimin e të gjitha masave të përcaktuara higjienike nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit.

“Gjatë aksionit do të vendoset një sistem për sigurimin e distancës së duhur ndërmjet donatorëve dhe do të praktikohet thirrje telefonike për donatorët në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia në dhurimin e gjakut në interval të sigurt kohor (caktim)”, theksojnë nga Komuna.

Prej atje u bëjnë thirrje të gjithë personave të interesuar dhe dhuruesve të gjakut që të përfshihen në aksionin humanitar për dhurimin e gjakut dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së dikujt.

Baby Boo