Aksion në Shkup në mbështetje të popullit ukrainas


Sot, më datë 25 shkurt 2022 do të mbahet aksion i qetë në shenjë mbështetje për popullin ukrainas dhe shtetit në luftën kundër sulmit rus në Ukrainë.

Aksioni do të fillojë në ora 14:30 në qendrën e Shkupit – Sheshi “Maqedonia” në drejtim të Ambasadës së Rusisë në Shkup, transmeton TV21.

Aktiviteti organizohet nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo