Aksion në dyqanet për stoli ari në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë – Konfiskohet ar


MPB në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregur dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike gjatë ditës së djeshme kanë sekuestruar 10 kilogram ar. Ari është konfiskuar pas kontrolleve që kanë realizuar në disa dyqane për stoli të arit në Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Gostivar. Nga MPB-ja thonë se janë konstatuar vepra që dënohen sipas Kodit Penal si dhe mosrespektime të Ligjit për regjistrim të pagesave me para të gatshme.

“Gjatë kontrollit të tetë argjendarive në Shkup janë gjetur dhe konfiskuar rreth 661 gramë ar pa vulë, në Tetovë gjatë kontrollit të 11 argjendarive janë gjetur dhe konfiskuar 7.399 gramë ar pa vulë, në Gostivar gjatë kontrollit të shtatë argjendarive, janë gjetur 1.690. gramë ar, ndërsa në Kërçovë gjatë kontrollit të tre argjendarive janë gjetur dhe konfiskuar 269 gramë ar pa vulë”, thonë nga MPB.

Baby Boo