Aksion i madh policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë, sekuestrohet sasi e madhe e drogës, 5 persona të arrestuar


Aksion i madh policor është duke u zhvilluar në afërsi të vend kalimit kufitar në Bogorodicë. Është sekuestruar sasi e madhe e marihuanës në vlerë rreth 200 mijë euro.

Gjatë aksionit janë arrestuar 5 persona, 3 prej të cilëve me nënshtetësi shqiptare, ndërsa 2 me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarisht konfirmojnë aksionin policor, duke shtuar se për informacione shtesë do të informojnë ditën e nesërme.

Baby Boo