Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen tre persona në lagjen Emshir të Prishtinës


Tre persona janë arrestuar sot në lagjen “Kalabria” të Prishtinës në një operacion të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Një prej të arrestuarve ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Gjatë aksionit është konfiskuar edhe një sasi e drogës, që dyshohet të jetë e llojit kokainë. Aksioni është ndërmarrë nga njësia FAST Kosova në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasdites në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njesia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim nderkombëtar, me urdherarrest nderkombëtar. I njëjti dyshohet se ndodhet ne kerkim ndekombetar per shkak te vepres penale të mashtrimit.
Gjatë operacionit policor në lokacionin ku eshte arrestuar i kerkuari i lartcekur me urdher arrest nderkombetar jane arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore jane ne proces nga njesitet e anti-drogës së Policise se Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Baby Boo