Aksion i madh i policisë: Gjejnë 26 persona të tra*fikuar nga Shqipëria në dy shtëpi në Prishtinë


Policia e Kosovës gjatë një aksioni të madh dje ka arritur të gjejë 26 persona të tra*fikuar nga Shqipëria në Kosovë, ku 13 nga ta ishin fëmijë.
Në mesin e këtyre personave është gjetur edhe 21 vjeçari me iniciale M.S. i cili ishte duke bashkëjetuar me një 13 vjeçare nga Greqia.
Policia e Kosovës ka arre*stuar 21 vjeçarin ndërsa vik*timës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Traf*ikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Traf*ikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin vik*tima potenciale të traf*ikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria

Baby Boo