Aksidentohet rëndë regjisorja e famshme, Vera Grabocka!


Emri i saj, radhitet në mesin e grave më të suksesshme shqiptare në televizion pasi prej vitesh ka patur vulën e disa nga formateve më të suksesshme televizive në vendin tonë.
Bëhet fjalë për regjisoren e njohur Vera Grabocka. Por së fundmi diçka jo e mirë i ka ndodhur. Burime për Blitz.al kanë zbuluar se regjisorja e njohur ka pësuar një aksident. Si pasojë ka thyer këmbën dhe nga informacionet e marra e ka të vendosur në allçi.

Ajo nuk ka qenë e pranishme për disa ditë gjatë provave të spektaklit të kërcimit ku ka një rol shumë të madh. Por mbrëmjen e së hënës edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore ajo ka qenë e pranishme në regjinë e spektaklit ‘Dance With Me’.

Baby Boo