AKSIDENTOHET RËNDË ÇIFTI SHQIPTARË NË ITALI


Një çift shqiptarësh janë aksidentuar ditën e sotme në zonën e Perugias.

Makina tip Audi A3 është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Sipas mediave italiane, burri kishte pësuar goditje të rënda dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga makina.

Sakaq, çifti është dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën.

Baby Boo