Aksi*dentohet për vd*ekje një fëmijë 5-vjeçar në Runik


Një vajzë 5-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aks*identi që ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Runikë të Skenderajt.
Fillimisht në ak*sident ishin të përfshira dy vetura, ku njëra prej tyre ka dalë jashtë shiritit rrugor dhe në trotuar ka go*ditur dy këmbësorë, një grua dhe një fëmijë.

E lë*nduar ka mbetur edhe gruaja, e cila është dërguar me urgjencë në QKMF në Skenderaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runik të Skenderajt, ka ndodhur një aks*ident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vde*kur, ndërsa lën8dime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore. Bazuar ne hetimet fillestare në aksi*dent ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aks*identit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar god*et dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vde*kjen e vik*timës”, tha Zahiti.

Baby Boo