Aksidentohet një familje pesë antarëshe në autostradën “Ibrahim Rugova”


Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e këtij aksidentit, ka edhe persona të lënduar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
Hoti ka shkruar se në këtë aksident është lënduar një familje pesë anëtarësh nga Mitrovica.

“Shpejtësia vr*et. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren”, ka shkruar Hoti.

Baby Boo