Aksidentohet makina që barte ilegalisht migrantë nga Pakistani


Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30 minuta është denoncuar se në autostradën Shkup-Kumanovë, tek pika e pagesës Ramanovcë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti Reno Megan në pronësi të MPB-së dhe drejtuar nga një zyrtar policor dhe një makine të tipit Volkswagen pasat me targa të Tetovës , drejtuar një vozitës i panjohur.

Pas aksidentit drejtuesi i makinës me targa të Tetovës është dhënë në arrati, ndërsa në makinën e tij janë hasur 8 migrantë nga Pakistani. Në vendngjarje kanë arritur menjëherë ekipe të SPB-Kumanovë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit

Baby Boo