AKSIDENTOHET MAKINA ME EMIGRANTË, 2 TË VDEKUR DHE 17 TË LËNDUAR


Dy persona kanë humbur jetën ndërsa 17 të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor i cili ndodhi sot rreth orës 16:40 në magjistralen Radovish-Shtip, në afërsi të minierës Buçin. Sipas informacioneve bëhet fjalë për emigrantë. Aksidenti ka ndodhur kur një makinë e tipit Iveco me të cilën janë bartur emigrantë nga Bangladeshi dhe Sri Lanka ka goditur gardhin mbrojtës të urës. Drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve, 11 nga të lënduarit janë dërguar në klinikën e Shtipit, ndërsa 6 të tjerë në Radovish. Rasti u konfirmua nga SPB Strumicë.

Baby Boo