AKSIDENTITRAGJIK NË GJERMANI, JA KUSH JANË BABI DHE VAJZA 4 VJEÇARE, FLASIN FAMILJARËT: DO VININ ME PUSHIME (EMRAT-FOTO)


Është zbuluar identiteti i shqiptarit nga Kosova dhe vajzës së tij 4-vjecarre që humbi jetën gjatë ditës së djeshme në një aksident të rëndë në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Shqiptari 26-vjecar dhe vajza e tij 5-vjecare që humbën jetën janë Valon Memaj si dhe Luisa Memaj nga Decani i Kosovës. Ai po udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ së bashku me dy vajzat e tij, njëra 5 vjeç dhe tjetra 3 vjeçe kur është përplasur me një maune.

Fatmirësisht vajza 3-vjecare ka arritur të shpëtojë. Shqiptari po kthehej nga vizita që kishte bërë tek prindërit e tij që po ashtu jetojnë në Shtutgart të Gjermanisë. Të afërmit e shqiptarit që jetojnë në Llukë të Deçanit janë shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe kanë thënë se Valoni do vinte të premten për pushime në Kosovë.

1458483_482915161873988_1904400225724769267_n-600x450.jpg