Aksidenti tragjik në Tepelenë, këta janë katër viktimat – dalin detaje të reja


Tashmë është zbuluar identiteti i katër personave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë mbrëmë në Tepelenë, ku u përfshinë tre automjete.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 rreth 300 m larg hyrjes së Tepelenës.

Riza Rapaj, 42 vjeç, nga fshati Luftinjë, që udhëtonte me një mjet tip “Benz” nga Tepelena drejt Memaliajt ka kryer një manovër të gabuar, duke u përplasur me mjetin tip “Toyota” që vinte nga drejtimi i kundërt.

Brenda Toyotës udhëtonin 5 persona të së njëjtës familje. 42-vjeçari që u bë shkak për aksidentin dhe drejtuesi i mjetit Toyota Lavdosh Bega, 62 vjeç, kanë humbur jetën në vendngjarje.

Më pas u konfirmuan të vdekur gjatë transportit për në spital edhe Lefteri Bega 57 vjeç bashkëshortja e Lavdoshit dhe Afërdita Meta, 85 vjeç, nëna e kësaj të fundit.

Të plagosur rëndë brenda të njëjtit mjet mbetën Jani Meta rreth 60 vjeç dhe Lavdie Ismail Meta 61 vjeç familjarë të tyre.

Nga hetimi paraprak mendohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia mbi normën e 42-vjeçarit Rapaj, lagështia në rrugë me pasojë rrëshqitjen nga korsia.

Aksidenti mori përmasa dramatike pas përfshirjes në të të mjetit të tretë që për pasojë rriti bilancin e të lënduarve dhe të vdekurve në këtë ngjarje.

Baby Boo