Aksidenti tragjik në Rrogozhinë, policia: Dyshohen dy të vdekur


Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth mesditës në aksin Kavajë-Elbasan te vendi i quajtur ‘Bishti i Zhurit’ në Rrogozhinë.

Një mjet kamion me drejtues I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona, citon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Baby Boo