Aksidenti në Rrugën e Kombit, shuhet një familje katër anëtarshe nga Kosova


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Rubik të Shqipërisë, mbrëmjen e sotme. Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur vi*ktima 4 persona dhe një i pl*agosur. Mësohet se vi*ktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Në makinë udhëtonin 5 persona. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i pla*gosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga meiat vendore në këtë aks*ident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Njoftimi paraprak i policisë:
Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Baby Boo