Aksidenti në Bërnjarcë të Shkupit: 13 persona përfundojnë në spital! (Foto)


Me datë 07.05.2023 në ora 13:40 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes automjetit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga Shkupi, automjet i pasagjerëve “Nissan” me targa të Shkupit i drejtuar nga I.B.(35) nga fshati Straçincë i Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.M.(30) nga fshati Nikishtanë, Shkup” – thonë nga MPB.

Në këtë aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi I.B dhe bashkudhëtarët në automjetin e tij, L.B (25), S.B (62) dhe Z.B (37) të gjithë nga Straçinca e Shkupit, kurse lëndime trupore ka marrë vozitësi A.M dhe tetë bashkudhëtarë nga tre automjetet e aksidentuara, që janë konstatuar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrid”.

Baby Boo