Aksidenti i “Durmo Turs”-it, sot do të vendoset për paraburgimet e të akuzuarve


Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Publike për rastin e aksidentit të autobusit “Durmo Turs”, ndaj kërkesës për parashtrim të masës së paraburgimit për gjashtë të akuzuarit sot duhet të veprojë Gjykata Penale.

Nga parashtrimi i kërkesës deri te sjellja e vendimit ndaj të njëjtës, duhet të kalojnë 24 orë. Pasi dje në mesditë Prokuroria e ka dorëzuar kërkesën, nga Gjykata thanë se në mesditë pritet të shpallen paraburgimet.

Përndryshe, në aktakuzën që e ngriti Prokuroria në lidhje me aksidentin ku ndërruan jetë 16 persona, dhe u lënduan 38 të tjerë, të dyshuar se kanë kryer vepra penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion” janë dy persona – udhëheqës të kompanisë transportuese akuzohen, tre persona – punëtorë të stacionit të kontrollit teknik dhe vozitësi.

Duke e vlerësuar se mund të ekzistojë rrezik nga arratia, PTHP-ja njoftoi se deri te Gjykata Penale në Shkup ka dorëzuar edhe propozim të veçantë që gjatë të akuzuarve, të cilët për momentin gjenden në arrest shtëpiak, t’iu parashtrohet masë e paraburgimit.

Baby Boo