Aksidenti fatal në Mramor: Pjesëtarë të eskortës së Ambasadës turke dyshohet se kishin pirë alkool në Gjilan


Këtë informacion thonë se jua kanë kumtuar disa herë gjatë të pames, persona që mendohet të kenë parë pjesëtarët e ambasadës atë natë.

“Deri tani kemi lajme që Agroni ishte fajtor sepse kishte tejkaluar kolonën. Tash kanë kaluar disa ditë prej asaj nate të aksidentit dhe kemi informata që ata zyrtarë të Ambasadës Turke kanë qenë në një restorant në Gjilan dhe kanë pirë alkool e kanë ngrenë e pastaj janë nis për Prishtinë kur ka ndodhë edhe aksidenti. Ne i kemi humbur katër anëtarë të familjes dhe askush nuk po interesohet për neve”, thanë anëtarë të familjes Shala.

Ndërkohë,Express dy ditë më parë ka publikuar edhe versionin zyrtar të prokurorisë për aksidentin të kryer nga dy ekspertë.

Sipas kësaj ekspertize thuhet se shkaktar i aksidentit është vetura “Opel Corsa” gjatë tentim tejkalimit.

“Shpejtësia e tri veturave, përveç Audisë, këto dy veturat tjera kanë qenë në suaza të normales. Fillimisht është goditë vetura e ambasadës nga vetura Opel Corsa që ka dalë në shiritin tjetër për tejkalim është goditë në pjesën e majtë dhe në bazë të ekspertëve vetura e ambasadës është ndalë për shkak të shpejtësisë së goditjes që e ka pas deri në 53 deri në 60 kilometra në orë dhe peshës që vetura e ka pas është ndalë pikën e goditjes, ndërsa vetura Corsa ka lëvizë në anën e djathtë dhe është largu prej rrugës për shkak të goditjes. Pastaj ka ardhur vetura Audi që e ka goditë veturën e ambasadës te goma e anës së majtë, ia ka shkëput gomën dhe e ka marrë me vete disa metra dhe nga goditja vetura e ambasadës është rrokullisë në anën e majtë, e aty dyshohet se kanë pësuar edhe lëndime”, thotë ekspertiza.

Në aksidentin e së premtes në Mramor ndërruan jetë Osman Shala, 65 vjeç, Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç, dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç, të gjithë pjesëtarë të një familje./Express/

Baby Boo