Aksidenti fatal në Maqedoni, dy të vdekur


Dy persona e kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasdite në rrugën
magjistrale Shtip – Veles.
Sipas SPB Shtip, aksidenti ka ndodhur në
orën 14:15 midis një automjeti për tërheqje dhe një automjeti transportues.
Dy automjetet janë përplasur drejtpërdrejt me ç’rast dy shoferët e kanë humbur jetën në vendin e
ngjarjes, ndërsa janë lënduar edhe dy persona të cilët janë transportuar në spitalin klinik të Shtipit.
Në vijim është ekspertiza nga ana e organeve hetuese, ndërsa komunikacioni në rrugën magjistrale
Shtip – Veles është vendosur në rrugën e vjetër rajonale Shtip – Veles

Baby Boo