Aksidente të njëpasnjëshme në Tetovë, 17 vite pa qarkore!


Javët e fundit në Tetovë është shumëfishuar qarkullimi i trafikut dukshëm si rezultat i mbylljes së rrugës së Kaçanikut dhe kufirit në Bllacë. Si rezulat i kësaj edhe kamionë të mëdhenj transportues duhet të kalojnë nëpër lagjet e Tetovës, kryesisht nga lagja Boris Kidriç.

Kjo është edhe si shkak i paaftësisë së komunës që nuk ka ndërtuar një qarkore, e cila do ta lehtësonte gjithë këtë ngarkesë trafiku të automjeteve që gravitojnë në linjën Tetovë-Jazhincë.

Komuna e Tetovës është e paaftë të përballet me kaosin në trafik dhe as që e ka në plan të lëshojë në përdorim transportin publik, edhe pse për këtë kryetarja aktuale ka premtuar që në fushatën e vitit 2013.

Baby Boo