Aksident zinxhiror në pikëpagesën e Gostivarit


Në aksidentin që ndodhi dje rreth orës 18:00 në rrugën Tetovë – Gostivar janë lënduar katër persona.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të pikëpagesës, ndërsa në aksident janë përfshirë automjete me tabela nga Gostivari, Tetova, Prilepi dhe me tabela të huaja.

Gjatë aksidentit janë lënduar dy gra dhe dy burra. Gratë nga Ohri janë dërguar në spitalin e Gostivarit ndërsa burrat të cilët kanë qenë nga Tetova janë dërguar në spitalin e Tetovës.

Baby Boo