Aksident trafiku në Gostivar, ka të lënduar


Ministria për Punë të Brendshme njofton se pak pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në dalje nga Gostivari, vetura “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga një i mitur nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ka goditur një automjet të parkuar.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturë A.M.(18), lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjerja e mitur femër, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes inspektim ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Baby Boo