Aksident trafiku në afërsi depos së Gazit në Gostivar, disa të lënduar


Dje në ora 18:55 në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili kishte ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, afër depos së Gazit, në të cilin kanë marrë pjesë dy vetura: mjeti ngarkues “Mercedes” me targa të Gostivarit të cilin e ka drejtuar 44-vjeçari Z.N. nga Zdunja e Gostivarit dhe një “Opel Astra” me targa të Strugës, që drejtohej nga 51-vjeçari L.K. nga Dibra.

Në aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë drejtuesi i veturës “Astra” dhe pasagjerja S.K. (20), ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar tre pasagjerët e tjerë, të gjithë nga Dibra, lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku janë transferuar për tu ofruar ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar.

Baby Boo