Aksident në Tiranë, makina e gazetares sportive e përfshirë? Reagon Ilda Bejleri


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, rreth mesdite, teksa sipas asaj që shkruan “Dritare.net”, Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe ndodhet në sallën e reanimacionit pranë spitalit të Traumës.
64-vjeçarja është përplasur nga një makinë tip BMW “X5” me targa AA998NY që rezulton të jetë e moderatoret së Procesi Sportiv dhe gazetës së njohur sportive Ilda Bejleri. Sipas asaj që shkruan portali, ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë dhe mbi vijat e bardha, teksa automjeti është larguar me shpejtësi pas aksidentit.

Policia ende nuk ka dalë me komunikatë dhe është e paqartë nëse shofere ka qenë vetë Ilda Bejleri apo makina ka qenë në duart e dikujt tjetër në atë moment! Megjithatë, gazetarja ka hedhur poshtë gjithçka në rrjetet sociale me postimin e saj, teksa akuzon se flitet për shpifje!

Baby Boo