Aksident në rrugën Tetovë-Neproshten, vetura përplaset me një ari


Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se mbrëmë ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë-Neproshten, në të cilën ku një veturë ka goditur një ari të vogël, përderisa po kalonte rrugën bashkë me një arushë të madhe dhe dy arinjtë tjerë të vogël.

Nga QMK njoftojnë se në veturë ka pasur një familje prej 4 anëtarëve, që ka marrë lëndime të lehta trupore.

Baby Boo