Aksident në rrugën Shkup-Kumanovë, dy të lënduar rëndë


Dy persona janë lënduar rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi mbrëmë në ora 20.10 në rrugën rajonale Kumanovë- Shkup, tek fshati Nakushtak, mes një veture udhëtarësh “Folksvagen Vento” drejtuar nga A.A. (30) nga fshati Nakushtak dhe automjetit tjetër “Folksvagen Golf” me tabela të Shkupit drejtuar nga M.B. (21) nga Orllanca e Shkupit.
Siç theksojnë në MPB, pas aksidentit, shoferët e lënduar A.A. dhe M.B. me veturën e Ndihmës së shpejtë janë transferuar në Qendrën mjekësore në Kumanovë ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore me çka A.A. është mbajtur për mjekim, derisa M.B është dërguar në Kompleksin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes./Pacensure

Baby Boo