Aksident në magjistralen Gostivar-Kërçovë


Mbrëmjen e djeshme (27-janar) në ora 22:15 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Kërçovë, afër varrezave të Novosellës, vetura “Shkoda Octavia” me targa regjistrimi të Resnjës, e drejtuar nga G.K.(31). nga Resnja, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në aksident pasagjeri në D.I. (30) nga Stenja e Resnjës ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku është transferuar për trajtim mjekësor.
Në vendin e aksidentit ka inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Baby Boo