Aksident në fshatin Çellopek të Tetovës, vetura del nga rruga, 2 persona lëndohen rëndë


Me datë 17.02.2024 në ora 10:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Çellopek, Tetovë, në dalje nga fshati, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Bora” me targa tetovare , i drejtuar nga S.B.(41) nga Tetova, ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri i tij M.B.(36) nga Tetova, të cilët janë konstatuar në Spitalin kKinik të Tetovës.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë.

Baby Boo