Aksident në Ferizaj, rrëshqet autobusi – raportohen të lënduar! (VIDEO)


Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në komunën e Ferizajt, më saktësisht në rrugën që çon për në fshatin Mirash.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, shihet se një autobus ka rrëshqitur dhe pasagjerët kanë dalë jashtë, derisa ekipet e policisë janë aty.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai i tha Sinjalit se nga ky vetaksident një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.

Baby Boo