Një person e ka humbur jetën, dy të tjerë, prej të cilëve një fëmijë 11 vjeçar janë lënduar në një aksident rrugor që kishte ndodhur dje në autostradën Veles – Kumanovë, te qarkorja për Aeroportin “Shkupi”.
MPB sot kumtoi se aksidenti kishte ndodhur në orën 17:40, mes veturës “Ford Mondeo” me targa të Shkupit dhe i drejtuar nga A.K.(50) nga Shkupi dhe veturës “Opel Astra” me targa të Strumicës, i drejtuar nga V.K.(42) nga fshati Dabile, i Strumicës.
V.K. me automjetin e Ndihmës së Shpejtë ambulancë ishte dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku kishte humbur jetën. Lëndime të rënda trupore kishin marrë edhe bashkudhëtarët në veturën “Opel Astra”, A.A.(43) nga fshati Velusa i Strumicës dhe një fëmijë 11-vjeçar nga fshati Dabile i Strumicës. Me automjetin e Ndihmës së Shpejtë ata ishin transportuar në spitalet “8-të Shtatori” dhe “Shën Naumi i Ohrit”.
Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupit të të ndjerit do t’i bëhet autopsi./Pacensure