Aksident mes tre automjeteve në Grupçin të Tetovës, lëndohen 3 persona


Dje mbrëma (21-mars) në orën 21:50 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në Grupçin të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre vetura edhe atë: ,,folkcfagen golf” me targa të regjistrimit të Italisë të drejtuar nga S.R.(38) nga Bojana e Shkupit, vetura ,,Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga J.J.(58) nga Llërca e Tetovës dhe vetura ,,opel”, gjithashtu me targa të tetovës të drejtuar nga U.B.(35) nga Liseci i Tetovës. Në aksident, pasagjerja nga vetura ,,Opel” S.B. (35) nga Liseci, ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i të njëjtës veturës dhe pasagjerja në veturën ,,Mercedes” F.C. (49) kanë kaluar me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.Pa Censurë

Baby Boo