Ak*sident mes një treni dhe automjeti


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një ak*sident, i cili ka ndodhur dje gjatë pasditës mes një treni transportues dhe një vetureje.
Si pasojë, është lënduar rënë shoferi i veturës.

“Më 18.07.2021, në ora 16.30 është den*oncuar se në hekurudhën mes stacionit hekurudhor në Veles dhe Çashkë, më saktë në vendkalimin te fshati Gorno Orizare ka ndodhur aksident trafiku mes trenit transportues i cili ka qenë duke qarkulluar në relacionin Prilep – Trubarevë dhe automjetit “Citroen”, me targa të Velesit me shofer E.P.(46) nga Velesi.

Në fatkeqësi, shoferi E.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Veles”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles.

Baby Boo