Aksident mes një traktori dhe një veture, vd*es një person


Një aksident trafiku mes një veture dhe traktori ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kaçanik. Nga ky aksident ka mbetur i vd*ekur një person.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Me 15.10.2020 – 03:36 është raportuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në mes të dy automjeteve civile (traktor dhe veturë) me ngasës m/k, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar ngasësi i veturës i cili ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe duke mos iu përballuar lëndimeve të marra sot ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori” thuhet në raport.

Baby Boo