Aksident me pasoja fatale në Shkup, vdes një person


Sot, në ora 11:50 ka ndodhur një aksident me pasoja fatale në Shkup.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, është denoncuar se është aksidentuar një veturë transportuese “Iveko” me shofer S.S.(37) nga Shkupi dhe vetura “Opel vectra” me shofer A.M.(64) nga Shkupi.

Në vendin e fatkeqësisë nga Ndihma e Shpejtë është konstatuar vdekja e shoferit A.M
Është kryer ekspertizë nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.

Baby Boo