Aksident me fatalitet në Kërçovë


Sot më datë 15.05.2022 në orën 00.55, Policia e Kërçovës njoftoi se në magjistralen Kërçovë-Ohër një automjet “Volkswagen Golf”, me targa të Ohrit, ka dalë nga rruga, shkruan Pa Censurë. Automjeti ishte drejtuar nga shtetasi A.A (46) nga fshati Zajaz, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Qendra Mjekësore në Kërçovë.
Vendi i aksidentit u mbikqyr nga ekipi inspektues i Kërçovës për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës./PACENSURË/

Baby Boo