Aksident me 267 km/h, gruaja e motoristit nxjerr pamjet për të sensibilizuar të tjerët


Bashkëshortja e një motoristi të aksi*dentuar me motorin e tij në Australi shpërndau në rrjetet sociale videon nga momenti i aks*identit, kur burri i saj po ecte me një shpejtësi prej 267 km/h, para se të përp*lasej me një makinë.
Si pasojë e aks*identit të frikshëm, motoristi ka mbetur me dë*mtime të përhershme në tru.

Në video duket piloti që ecën me shpejtësi të lartë para se të përp*laset me një kamion, në një autostradë në jug të Australisë. Ai mbeti në koma për 2 muaj dhe tani e ka të pamundur të komunikojë.
“Vendimi nuk ndikoi vetëm tek ai, por edhe te gjithë ata të panjohur që e mbajtën gjallë. Inc*identi ndryshoi përgjithmonë jetën e kësaj familjeje”, shkruan bashkëshortja në postimin që shoqëron videon.

Baby Boo