Aksident komunikacioni në Kërçovë, humb jetën një person


K.P. (54) nga fshati Kozicë i Kërçovës, e ka humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur dje në orën 15:15 në rrugën rajonale Kërçovë-Manastir tek fshati Vidran.

“Aksidenti ka ndodhur në momentin kur automjeti motorik i udhëtarëve ‘Jugo’ me targa të Kërçovës i drejtuar nga tani personi i ndjerë që ka lëvizur në drejtim nga Kërçova drejt Manastirit, me pjesën e përparme është përplasur me pjesën e majtë të përparme të automobilit të udhëtarëve ‘Lada’ me targa të Kërçovës, që ka lëvizur nga drejtimi i kundërt, të drejtuar nga V.P. (69) nga fshati Drugovë”, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski,

Në vendin e aksidentit, inspektim kanë kryer prokurori publik kompetent dhe ekipi policor nga Stacioni Policor i Kërçovës./PC

Baby Boo