Aksident i tmerrshëm në Kroaci, humb jetën biznesmeni nga Shkupi


Një biznesmen nga Shkupi dhe miku i tij nga Zagrebi kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur gjatë uikendit në qytezën Medulin, në Istra të Kroacisë. Mediumet kroate shkruajnë se në aksidentin e ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, jetën e kanë humbur një 47 vjeçar nga Zagrebi, që ka vozitur veturën “Ford Mondeo” dhe bashkëudhëtari i tij 43 vjeçar- biznes partner i tij nga Maqedonia, transmeton Gazeta Lajm. Duke lëvizur me shpejtësi të madhe, ata janë përplasur në një shtyllë për ndriçim publik, kurse më pas edhe në trafostacionin e afërt, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike dhe në rrjetin telefonik.
Mediumet kroate shkruajnë se biznesmeni nga Maqedonia ka qenë nga Shkupi.

Baby Boo