Një aksident i rëndë trafiku sa po ka ndodhur në rrugën Ilindenska në Tetovë më saktësisht në udhëkryqin para Universitetit të Tetovës.
Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima në njerëz, megjithëse janë evidentuar disa persona të lënduar që tashmë janë dërguar në qendrën klinike të Tetovës.
Në aksident janë të involvuara dy vetura të markës Mercedes dhe Renault, tek të cilat vërehehen dëmtime serioze nga përplasja. Poashtu është dëmtuar seriozisht edhe sinjalistika rrugore.
Ekipet e policisë tashmë janë në vendngjarje dhe janë duke kryer ekspertizën e nevojshme ligjore./FOL