Aksident i rëndë në Tetovë, lëndohen 10 persona


Dhjetë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 14 e 30 minuta në rrugën rajonale Pirok-Tetovë afër fshatit Pallçisht i Poshtëm, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas tij në këtë aksident janë përplasur një furgon dhe një Mitsubishi Pajero, i drejtuar nga një 36 vjeçar nga Bogovins, transmeton Gazeta Lajm
Lëndime të rënda ka marrë shoferi i Pajeros, kurse shoferi i furgonit dhe 8 udhëtuarë kanë marrë lëndime të lehta.

Baby Boo